Live

Haradinaj ndan medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” për Miftar Ajvazin

16:19 / 16 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot ka ndarë, medaljen e kryeheroit “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” për atdhetarin e shquar, Miftar Ajvazi, ish futbollist i Llapit.

“Për ta kujtuar me respekt, sot kam ndarë, post mortem, medaljen e kryeheroit “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” për atdhetarin e shquar, Miftar Ajvazi, ish futbollist i Llapit. Miftari, si qytetar shembull, gjatë jetës së tij, ishte i përkushtuar si sportist i zoti, duke dhënë kontribut edhe për kulturën dhe artin. Ai ishte gjithmonë aty ku kërkohej sakrificë, në mbrojtje të të drejtave dhe lirisë shqiptare”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua