Live

Haradinaj: Një zor të madh e ka Kurti që po thur lavde për Gjingjiqin e Ivanoviqin

23:06 / 13 Mars 2023

Nga Kosova Live

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili dje ka kujtuar ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq në përvjetorin e vrasjes.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti e ka një zor të madh që po ‘vajton’ Gjingjiqin, por edhe Ivanoviqin, kohë më parë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

“Një zor i madh duhet të jetë tek Albini që po i vajton ata që shkaktuan dhembje mbi popullin shqiptar. Dje thurri lavde për Ivanoviqin e sot për Gjingjiqin. Deri ku do shkojë logjika e tij, nje Zot e din! Ama që e ka nje zor, e ka. Veq Zoti e ndihmoftë!”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua