Live

Haradinaj: Opozita duhet t’i unifikojë qëndrimet me Qeverinë për Asociacionin

23:28 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka thënë se opozita duhet t’i unifikojë qëndrimet e saj me Qeverinë për çështjen e Asociacionit.

Haradinaj tha se nëse do të kishte unifikim edhe në vitet 2013/2015, mbase mund të kishte sot një marrëveshje më të mirë me Serbinë.

”Nëse do të kishte më 2013/2015 një ekip uniteti, ku do të bënte pjesë ndoshta edhe zotëri Haradinaj edhe zotëri Kurti, të cilët e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje të Aasociacionit, ndoshta edhe nuk do të nënshkruhej, do të bëhej një marrëveshje më e mirë, edhe e vitit 2013 edhe kjo e parimeve. Mirëpo, ne po shohim vazhdimisht një minim të njëri-tjetrit, një përdorim të dialogut për narrativa, poena politikë dhe në fund Kosova po e pëson”, tha Haradinaj për Klan Kosova.

”Ndaj unë mendoj se është momenti i fundit, që opozita të mos flasë me zë ndryshe dhe të pakoordinuar në takime diplomatike me kryeministrin Kurti, por edhe kryeministri Kurti të heq dorë nga ato videot linçuese ndaj opozitës”.

”Opozita duhet të unifikojë qëndrimet me qeverinë. Të diskutojnë mes vete. Kemi parë situata kur edhe opozita ka bojkotuar në mënyrë demonstrative takimet e unitetit edhe në të kaluarën edhe tani, tha Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...