Live

Haradinaj pas dënimit të Mustafës: Shpresoj që dënimi drakonian të kthehet në pafajësi

12:29 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.

Pas dënimit të Salih Mustafës sot nga Specialja me 26 vjet burgim, Haradinaj ka thënë se shpreson që dënimi drakonian të kthehet në pafajësi.

“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër”.

“Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi”.

Shpërndaje në

U Kopjua