Analisti Drizan Shala, është shprehur se marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë pritet ta nënshkruaj një president, dhe sipas tij përflitet që në krye të shtetit të Kosovës të vendoset Ramush Haradinaj.
Ai tha se partnerët kanë mbështetur parimet për të forcuar shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për t’i dhënë legjitimitet marrëveshjes Prishtinë-Beograd, që është garanca e SHBA-së.
“Të gjitha qeveritë kanë përfunduar në gjysmë të mandatit. Ka një lojë mbrapa vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe palët do të dakordohen që të ketë një zgjedhje. Personi që do të firmoste marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë presidenti. Flitet për një president të ri që mund t’i atribuohet nënshkrimi i marrëveshjes. Do të ishte një hap pozitiv nënshkrimi i marrëveshjes nga një president në ardhje.
“Mendoj se partnerët që kanë mbështetur parimet për të forcuar shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për t’i dhënë legjitimitet marrëveshjes që ishte garanca e SHBA-së, për Haradinajn është se duhet ta mbështesë këtë vendim. Kemi një bashkë dyzim të veprimeve politike dhe kjo do krijonte një stabilizitet politik sepse dy partitë të tjera opozitare janë duke u ballafaquar me probleme politike.”- tha ai.