Live

Haradinaj: Raportet me partnerët, të sinqerita jo servile

13:42 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, u ka dërguar një mesazh ndërkombëtarëve ,ndër të cilat ka theksuar se për të dhe partinë e tij AAK-në, miqësia me miqtë ndërkombëtarë është e shenjtë.

Haradinaj thotë se ai së bashku me partinë e tij e kanë ndal copëtimin e Kosovës.

“Miqësia me aleatët perëndimor, për mua dhe AAK-në është e përhershme dhe e shenjtë. Raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin. Falë një marrëdhënie të këtillë, Kosovës iu besua krijimi i Ushtrisë, u ndalua copëtimi i Kosovës, u finalizua pronësia mbi Trepçën 100 % e Kosovës, si dhe tema të tjera.

Servilëve, udha e mbarë!”, thotë postimi i kryeministrit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...