Live

Haradinaj – Stublla reagon pas arrestimit të Nik Gjeloshaj

22:32 / 04 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, duke e konsideruar shqetësues këtë rast.

Ish-kryediplomatja kosovare, Haradinaj-Stublla,ka thënë se “pavarësisht rrethanave, raportimet për arrestimin e kryetarit të Tuzit dhe liderit të Alternativës Shqiptare z.Nik Gjeloshaj sonte në Podgoricë janë shqetësuese”.

“Uroj që Kosova e Shqipëria bashkë të interesohen përmes kanaleve zyrtare për gjendjen e kryetarit Gjeloshaj, e po ashtu në vazhdimësi e me pak më shumë seriozitet për situatën e përgjithshme të shqiptarëve në Mal të Zi”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në një postim në Facebook, Telegrafi.

Sipas mediave malazeze Gjeloshaj është arrestuar të premten, pasi dyshohet për fyerje dhe nënçmim të policëve.

Gazeta ‘Vijesti’ shkruan se Gjeloshaj është arrestuar pas një përleshje verbale me policinë malazeze, pasi patrulla rrugore e dërgoi veturën e tij në kontroll teknik emergjent për shkak të xhamave të zinj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...