Live

Haradinaj: Vendim i duhur i Kryesisë së Kuvendit

14:31 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kryeministri në dorëheqje,Ramush Haradinaj, është shprehur se vendimi i ditës së sotme për të thirrur seancën për shpërbërjen e Kuvendit,është vendim i duhur.

Sipas Haradinajt,ky vendim do t’i hapë rrugë procesit zgjedhor në vend “si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm”.

“Vendimi i sotëm për që fillimisht të votohet për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2,ku Kosova përfiton fonde nga Bashkimi Evropian,  shkon në favor të Kosovës”,ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Haradinaj theksoi në fund se zgjedhjet e ardhshme kanë rol të rëndësishëm për proceset të cilat e presin më tutje Kosovën.

Shpërndaje në

U Kopjua