Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar se vrasja e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi është moment historik drejt fitores ndaj ISIS-it dhe terrorizmit.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe qëndron e paluhatur në rreshtin e koalicionit global kundër terrorizmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Operacioni i Ushtrisë Amerikane për vrasjen e e udhëheqësit të grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr al-Baghdadi është moment historik drejt fitores ndaj ISIS dhe terrorizmit. Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe qëndron e paluhatur në rreshtin e Koalicionit Global Kundër Terrorizmit, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë: