Live

Haradinaj: Vrasja e Abu Bakr al-Baghdadit, moment historik drejt fitores kundër ISIS

13:05 / 28 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar se vrasja e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi është moment historik drejt fitores ndaj ISIS-it dhe terrorizmit.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe qëndron e paluhatur në rreshtin e koalicionit global kundër terrorizmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Operacioni i Ushtrisë Amerikane për vrasjen e e udhëheqësit të grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr al-Baghdadi është moment historik drejt fitores ndaj ISIS dhe terrorizmit. Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe qëndron e paluhatur në rreshtin e Koalicionit Global Kundër Terrorizmit, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua