Live

Harris dhe Trump zhvillojnë debatin e parë presidencial, përplasen për ekonominë dhe luftërat në Ukrainë e Lindje të Mesme

08:21 / 11 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Në Philadephia u zhvillua debati i parë presidencial mes zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris dhe ish presidentit, kandidatit republikan, Donald Trump.

Para fillimit të debatit, mes dy kandidatëve pati shtrëngim duarsh, teksa Harris iu afrua Trump te podiumi i tij.

Ekonomia, emigracioni, por edhe aborti apo lufta në Ukrainë e tensionet në Lindjen e Mesme, ishin disa nga çështje kryesore, ku Harris dhe Trump u përballën dhe patën përplasje me njëri-tjetrin.

Trump u shpreh se Harris duhet të largohet dhe shtoi se kishte kohë 3 vite e gjysmë, për të bërë gjëra, të cilat ajo tha se do i bënte kur të bëhet presidente.

“Ajo tha, do bëjë këtë, atë, pse nuk i ka bërë? Ka pasur 3 vite e gjysmë kohë. Nuk e ka bërë ajo, duhet të largohet tani. Një pyetje, pse nuk i ka bërë? Jemi komb në rënie serioze,e  gjithë bota po qesh me ne. I njoh liderët, më marrin në telefon. Kemi luftëra që po vazhdojnë”, theksoi ai.

Në anën tjetër, Harris nënvizoi se amerikanët kanë nevojë për një president që kujdeset për ta.

“Mund të vendosim një rrugë të re përpara. Dua të krijoj një ekonomi të mundësive, të mbrojmë të moshuarit. Unë besoj se ajo që mund të bëjmë së bashku ka të bëjë me mbrojtjen e Amerikës. Si prokurore, nuk e kam pyetur dëshmitarin nëse je republikan apo demokrat . Kjo është lloji i presidentit që kemi nevojë, që kujdeset për ju. Do jem presidentja e të gjithë amerikanëve”, theksoi ajo.

Në fjalimet e tyre përmbyllëse, Harris deklaroi se do të ishte presidente e të gjithë amerikanëve dhe se nuk do lejonte që Donald Trump ta kthente SHBA pas.

Trump u shpreh se Harris duhet të largohet, teksa disa herë gjatë debatit, iu referua zëvendëspresidentes, si Joe Biden, pasi sipas tij, të dy kanë politika të njëjta.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...