Live

Hasani takohet me Muhaxherin, flasin për parandalimin e narkotikëve në shkolla

11:52 / 03 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Shefi i Task-Forcës për luftimin e drogave në shkolla, Avdullah Hasani, ka vizituar  komunën e Pejës dhe është takuar me kryetarin, Gazmend Muhaxheri, raporton Ekonomia Online.

Hasani do të takohet edhe me drejtorin e Arsimit në këtë komunë si dhe Këshillin e Prindërve.

Qëllimi i këtyre takimi është diskutimi lidhur me masat që do të mund të marrin për parandalimin e narkotikëve nëpër shkolla.

Shpërndaje në

U Kopjua