Live

Haxhi Avdyli i quan mistrecë e shpirtshitur Hysenin dhe Molliqajn

21:51 / 23 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i partisë Guxo, Haxhi Avdyli i ka quajtur mistrecë ish-ministrin e Jashtëm, Skender Hyseni dhe ish-deputetin, Dardan Molliqaj.

Avdyli ka reaguar pas një deklarate të Hysenit, i cili qëndrimet e presidentes Vjosa Osmani i krahasoi me ato të Millosheviqi si dhe pas një deklarate të Molliqajt, ku thoshte se trajtimi i serbëve të Kosovës ngjante me trajtimin e shqiptarëve nga Millosheviqi.

Molliqaj e kishte sqaruar deklaratën e tij, një ditë më pas.

“Dy dekada më parë  bashkësia ndërkombëtare, me duar të lidhura e dërgoi Millosheviqin në Hagë. Kjo erdhi pas 3 luftërave në Shtetet e ish Jugosllavisë, ku u vranë qindra-mijëra, e ikën miliona, duke vazhduar në vitin 1998 ku soldateska Serbe, pas aparteidit 10 vjeqar , kreu masakrat makabre ndaj popullatës të pafajshme të Kosovës, duke vrarë edhe 13.000 qytetarë e dëbuar mbi 1 milion. Ne dëshmitarët e kësaj epoke, dhe ju më të rinjtë që keni dëgjuar apo lexuar për Millosheviqin, brenda 2 jave mbetëm të tmerruar që bijtë e një gjaku si ju, me emrin Dardan e Skender arritën  deri në këtë pikë sa që krerët e shtetit si Presidentja Osmani e Kryeministri Kurti të barazojnë me kasapin e Ballkanit. Sot këta dy mistrecë apo shpirtshitur me deklaratat e tyre ia kanë kaluar edhe radikalëve më të këqinj të Serbisë së tashme”, ka shkruar Avdyli.

“Edhe për çka, pse shteti ynë pas tolerancës dy dekadëshe, nuk po lejon që Serbia të lëshojë targa për qytetet e Republikës së Kosovës me akronime e stema Serbe. Dhe masat ndaj këtij akti armiqësor të shtetit Serb të udhëhequr nga ish ministrat e kasapit Millosheviq, Kosova po vepron në mënyrën më demokratike Europiane, me vërejtje e gjoba. Kë pushtoi Kosova, kë vrau, ku kreu masakra?  Gjatë historisë mijëra vjeqare të këtyre trojeve, që nga Romakët e deri në vitet e 90ta, ka pasur tradhtarë që  janë blerë me dukat, lira, poste e feude por këta dy me çka u shitën te ai që thuhet që vdiq i vetmuar në qelitë e Hagës?”, ka shkruar Avdyli.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...