Live

Haxhi Thaçi për stemën e UÇK-së: Zemra mu ka rritë kur e pashë për herë të parë

20:57 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi tregon se si është ndjer kur e ka parë për herë të parë emblemën e UÇK-së.

Në këtë intervistë ai ka folur për angazhimin e të birit në luftë e në paqe.

Ai ka ndarë edhe kujtime se si ka reaguar kur e ka parë për herë të parë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Qysh se mbaj mend. Zemra mu ka rritë”, tha ai në Kanal 10.

Haxhi Thaçi e ka kujtuar edhe Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës 15 vjet më parë. Ai ka thënë se është shumë i lumtur që e ka arritur pavarësinë e Kosovës.

“Urime ju qoftë të gjithë shqiptarëve. Jena gëzu shumë për shpalljen e pavarësisë. Babë e babëgjysh janë vra për këtë ditë të sotit. E na mbërritëm. Për hajr na koftë të gjithë shqiptarëve”, tha ai.

Babi i ish-presidentit tha se i biri ka pasur një rol të rëndësishëm në pavarësinë e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...