Universiteti i Pejës ka fituar rreth një milion euro fonde nga ERASMUS +.
Projekti ka të bëjë me ndërkombëtarizimin e universiteteve si dhe ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare.
Projekti do të financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.
Nga ky fond përfitoi edhe Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”.
Në amfiteatrot e Universitetit nuk pritet të ulën studentët e rinj, profesorë dhe stafi tjetër përcjellës do të mbesin këtë vit për shkak të mos plotësimit të kushteve për tu akredituar nga këshilli Shtetëror i Cilësisë.
Ky i fundit kishte vendosur në favor të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan që t’i tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020.
Pa akreditim mbeten edhe Universiteti i Mitrovicës dhe i Prizrenit.