Live

“Haxhi Zeka” pak cilësi e shumë fonde

11:23 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Universiteti i Pejës ka fituar  rreth një milion euro fonde nga ERASMUS +.

Projekti ka të bëjë  me ndërkombëtarizimin e universiteteve si dhe ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare.

Projekti do të financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej  991.381  Euro.

Nga ky fond përfitoi edhe  Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”.

Në amfiteatrot e Universitetit nuk pritet të ulën studentët e rinj, profesorë dhe stafi tjetër përcjellës do të mbesin këtë vit për shkak të mos plotësimit të kushteve për tu akredituar nga këshilli Shtetëror i Cilësisë. 

Ky i fundit kishte vendosur në favor të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan që t’i tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020.

Pa akreditim mbeten edhe Universiteti i Mitrovicës dhe i Prizrenit.

Shpërndaje në

U Kopjua