Live

Haxhiu, gjumin s’e bëj rehat për rastin e Deharit

00:09 / 01 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rasti i vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, e preokupon atë deri në masën sa që s’mund ta bëjë as gjumin rehat.

“Diçka që s’më le rehat, diçka që… edhe gjumin s’e bëj rehat, është rasti Dehari. Është rast shumë i rëndë”, u shpreh ajo në T7, ku gjatë emisionit televiziv nuk ka mundur t’i mbajë lotët.

Ajo ka shprehur bindjen e saj që aktivisti Dehari ka mundur të vritet kur të burgosurit e tjerë nuk kishin dalë ende në pushim gjatë ditës kritike.

“Unë besoj që Astrit Dehari ka mundur të vritet para se të dilnin shokët e tij të burgut në pushim”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka sqaruar edhe arsyet se përse ministria që ajo drejton ka urdhëruar inspektimin e veprimeve të zyrtarëve që ishin marrë me rastin atë ditë.

“Astriti ka qenë në duart e shtetit, dhe në bazë të kësaj kam urdhëruar një inspektim në fillim të këtij viti, sepse nuk kam dashur të marr një vendim pa fakte. Kemi urdhëruar që të shihet se zyrtarët që kanë qenë atë ditë dhe ditëve në vijim, nëse të njëjtit i kishin kryer detyrat dhe përgjegjësitë si duhet. Raporti nga Inspektorati tregon se aty evidentohet shkelje të rënda të detyrave. Inspektimet janë kryer nga tre inspektorë të Ministrisë së Drejtësisë”.

E para e drejtësisë ka deklaruar se një ndër shkeljet më të rënda në këtë rast ishte që inspektorët kishin marrë incizimet e burgut të asaj dite para Policisë së Kosovës, derisa është e bindur që ministrja e atëhershme e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ishte urdhërdhënësja e marrjes së incizimeve.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...