Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu reagon pas deklaratës së bordit të ShSKUK-së, ku i quan të papërgjegjshme dhe kundërthënëse.
Haxhiu përmes një statusi në rrjetin e tij social, Facebook ka shkruar se raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 ka evidentuar keqpërdorimet në vlerë prej 12 milionë euro nga bordi i ShKUK-së.
Deputeti Haxhiu tha se ShSKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë nuk mund të fshihen prapa reagimeve qesharake, ku tha se vetë i demantojnë brenda një fjalie dhe shpërfaqin paditurin te tyre.
Ai gjithashtu tha se ka kërkuar shkarkimin e këtij bordi, por që sipas tij Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i merr në mbrotje abuzuesit e parasë publike.
Postimi i plotë:
Bordi i ShSKUK-së me deklaratë qesharake, të papërgjegjshme dhe kundërthënëse nuk mund të ikë nga përgjegjësia për 17 shkeljet që i ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit – ZKA.
Raport i Zyrës Kombëtare te Auditimit për ShSKUK për vitin 2021, ka evidentuar keqmenaxhim e keqpërdorime në vlerë mbi 12 milion euro dhe Bordi i ShSKUK-së nuk mund të i ikë përgjegjësi si organi më i lartë vendim-marrës i SHSKUK për dëmin që ia ka shkaktu këtij institucioni dhe buxhetit të Kosovës .
Unë disa herë kam kërkuar nga Qeveria e Kosovës shkarkimin e Bordit të SHSKUK për shkak të raportit të ZKA dhe skandaleve të njëpasnjëshme në këtë institucion, por në vend se Bordi i SHSKUK-së të vihet para përgjegjësisë, Qeveria ka vendosur t’i merr në mbrojtje abuzuesit e parasë publike dhe t’i shpërblej disa nga anëtarët e Bordit me pozita të reja në sistemin shëndetësor.
ZKA ka dhënë OPINION TË KUALIFIKUAR për pasqyrat financiare vjetore të SHSKUK, prandaj unë disa herë në Kuvend dhe në media e kam deklaruar atë që ZKA ka shkruar në raportin e auditimit të SHSKUK-së për vitin 2021, ku thuhet se:
– Në 61 raste në vlerë 7 milion e 864 mijë€, mungonte raporti i pranimit të mallit,
– Në 17 raste në vlerë 1 milion e 759 mijë€, urdhër blerjet ishin proceduar pas pranimit të mallit dhe faturës. Këto abuzime kanë ndodhur në furnizime mjekësore, furnizim me ushqim, sigurimin e automjeteve, karburant për vetura, furnizim me pastrim, sigurim fizik të objekteve etj.
– Në 12 raste me vlerë 2,448,184€, faturat nuk ishin paguar brenda afatit ligjor.
– Mangësi në vlerësimin e procedurat te prokurimit në dy kontrata në vlerë 202,205€,
– Keqpërdorim në procedurat e prokurimit për transport të kufomave për “Shërbime funerali COVID -19”,
– Pagesat për angazhim te stafit shtesë për mbajtjen e kujdestarive pa proceduar në vlerë 347,702€,
– Keqklasifikim i shpenzimeve nga kategoria e investimeve kapitale në vlerë 391,693€ dhe nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve ne vlerë 125.978€,
– Gabime në përllogaritje të zhvlerësimit në vlerë 1,219,516€ dhe mbivlerësim të pasurisë kapitale për 2,533,543euro…. etj.
Sipas Ligjit për Shëndetësi neni 64, pragrafi 2. Bordi Drejtues është organi më i lartë vendim-marrës i SHSKUK dhe sipas Statutit të SHSKUK neni 12 Bordi Drejtues ka për detyrë të sigurojë mbarëvajtjen e gjithëmbarshme të punëve në SHSKUK përfshirë aktivitetet shëndetësore, arsimore dhe kërkimoro – shkencore, si dhe aktivitetet e ndërlidhura financiare dhe administrative të njësive të tij organizative dhe funksionale, me qëllim të orientimit të përgjithshëm të zhvillimit të SHSKUK, si dhe reagimit optimal ndaj nevojave shëndetësore të qytetarëve dhe banorëve të Republikës së Kosovës.
Për të gjitha keqpërdorimet, keqmenaxhimin dhe skandalet në shëndetësi Bordi i ShSKUK-së bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë nuk mund të fshihen prapa reagimeve qesharake të cilat vetë i demantojnë brenda një fjalie, ku edhe shpërfaqin paditurin te tyre.
Ua rikujtoj se LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, në 85% të neneve është i shkruar nga unë bashkë me grupin e ekspertëve të shëndetësisë së PDK-së.
Prej zgjedhjes time deputetë në vitin 2011, unë pozitën në QKUK e kam të ngrirë, me një përjashtim të shkurtër një mujorë në vitin 2021, por Bordi duhet të përgjigjet për injorimin që ua ka bërë të gjithë fizioterapeutëve gjatë kohës së pandemisë COVID-19 duke mos shqyrtuar kërkesat që Oda e Fizioterapisë ia ka drejtuar ShSKUK-së për të ofruar shërbime shëndetësore profesionale për trajtim të pacientëve COVID-19.
P.S.
Këtij reagimi ia bashkëngjesë Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për ShSKUK-në për vitin 2021 që të bindën të gjithë ne deklarimet qe i kam bërë bazuar në këtë raport.
Shpresoj që edhe ndokush nga Prokuroria e Kosovës ta lexoj këtë raport të ZKA dhe të vendos para përgjegjësi abuzuesit e parasë publike.