Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pasi Azem Kurtajt, pjesëtar i FSK-së, iu caktuan 30 ditë paraburgim pasi plagosi dy persona në Shtërpcë.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Haxhiu ka përmendur rastin e ish-policit serb, Dejan Pantiq i cili ndodhet në arrest shtëpiak.
Postimi i plotë:
Ish-policit Dejan Pantiq që akuzohet se plagosi policin e Kosovës, iu caktua masa arrest shtepiak.
Azem Kurtaj pjesëtar i FSK-së akuzohet se plagosi dy qytetarë serbë, i caktohet masa e arrestit me burg.
#Krejt dhe drejt
#Barazi dhe drejtësi