Live

Haxhiu: Nesër të hidhet në votim për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar

18:40 / 26 Nëntor 2022

Nga admin

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu thotë se nesër në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovë duhet të korigjohet padrejtësia historike.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu tha se nesër duhet të votohet për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.

“Pasi që Kosova ka shënuar 14 vite shtet sovran dhe i pavarur, është koha që në këtë 110 vjetor të Pavarsisë së Shqiperisë, NE të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë te votojmë: Për bashkim në Konfederatën e Shteteve Shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Të bashkohemi në një Shtet, me një Qeveri, me një Senat, me dy kongrese Kosovë e Shqipëri. Jemi të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë, është koha për vendime të rëndësishme për kombin tonë për të ruajtur identitetin shqiptar dhe për të qenë aty ku e kemi vendin bashkë në Bashkimin Europian”.

Sipas tij, ky është amaneti i dëshmorëve të kombit shqiptar që kanë rënë për lirinë, me idealin e bashkimit kombëtar.

“Si përfaqësues i popullit, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, kërkoj nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollai dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që në takimin e nesërm në mbledhjen e deputetëve të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë të hudhet në votim: Për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.
Kjo është rruga e drejt, ky është amaneti i dëshmorëve të kombit shqiptar ndër shekuj me radhë që kanë rënë në altarin e lirisë, me idealin e bashkimit kombëtar”.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...