Live

Haxhiu: Osmani, nuk “guxon” me ia besu operimin mjekëve tonë

17:01 / 03 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, nuk e ka pritur aspak mirë që presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar ndihmë për intervenim në një klinikë private në vend.

Haxhiu thotë, se është hera e dytë që presidentja tregon mosbesim ndaj mjekëve të sektorit publik.

“Koalicioni i shpresës, bartësja e listës zgjedhore me 14.02.2021 e cila fitoi 50.24% presidentja e Kosovës, nuk “guxon” me ia besu operimin, pra jetën e saj mjekëve tonë në sektorin publik. Ajo zgjedh të operohet në sektorin privat. Është hera e dytë që presidentja Osmani tregon mosbesim ndaj mjekëve tonë në sektorin publik, të cilët kryejnë me dhjetëra operacione edhe me të komplikuara”, ka shkruar ai në Facebook.

Haxhiu, i cili është edhe doktor fizioterapisë, akuzoi Osmanin për marketing politik për vizitat e saj në ShSKUK.

“Në të ardhmen mund ta shohim presidenten tek e viziton ShSKUK sa për marketing politik, por me çfarë ndërgjegje kur nuk u beson profesionistëve shëndetësorë që paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës”.

“Nuk është problem fatura e operacionit, brengosës është se faturën e mashtrimit, keq qeverisjes dhe keqpërdorimeve në shëndetësi po e paguajnë qytetarët e Kosovës”.

Sidoqoftë, Haxhiu përkundër kundërshtimeve i ka uruar presidenten për shërim të shpejt,

“Shërim të shpejtë, Vjosë! Presidentja e besueshme do të operohej në ShSKUK”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...