Live

Haxhiu: PDK u thotë po koalicioneve, por nuk e jep pozitën e Kryeministrit

10:40 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhu ka thënë se PDK është e hapur për koalicione, përfshirë këtu edhe Nismën-Socialodemokrate, por ajo nuk pranon ta jap pozitën e Kryeministrit.

“Posti i kryeministrit për PDK para dhe pas zgjedhjeve është i panegociueshëm, Kadri Veseli do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, njeriu që liroi pronat publike nga uzurpatorët, i shpalli luftë korrupsionit, nepotizmit dhe keqpërdoruesve të pozitave zyrtare”, ka deklaruar Haxhiu për gazetën elektronike  “Blic”.

Deputeti Haxhiu, ka theksuar se Veseli me projektin “Dekada e Re” ka platformën më të mirë për zhvillim ekonomik për të hapur perspektivë rinisë tonë, “i vendosur për të kthyer shpresë në këtë vend, se Kosova mundet me qenë storie e suksesit. Kadri Veseli me platformën e tij, me parimet e tij, po vendos etikën në politikë, në respektim të normave ligjore dhe morale në politikën kosovare”, ka thënë ai.

Tutje, Haxhiu me bindje është shprehur se edhe Jakup Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate pajtohet me bindjen e tij se Veseli është “më i duhuri për kryeministër.

Ndryshe, ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe aktualisht kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se partia e tij nuk duhet ta përjashtonte mundësinë e koalicioneve me asnjë parti politike, dhe ka shtuar se ajo do të mund të hynte në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në një letër të gjatë që ua ka dërguar të martën mbrëma medieve, Krasniqi ka shprehur një sërë kushtesh për një koalicion të tillë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...