Live

Haxhiu për rastin e Pantiqit: Gjykata e Prokuroria me këtë veprim ka inkurajuar kriminelët

21:44 / 09 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria Speciale dhe Gjykata Themelore të cilat kanë marrë vendim që të ndërrohet nga masa e paraburgimit për ish-policin, Dejan Pantiq, në arrest shtëpiak, po i inkurajojnë kriminelët në veri të Kosovës.

Haxhiu theksoi se Qeveria nuk ka gisht në këtë dhe nuk duhet të drejtohet akuza në drejtim të Qeverisë Kurti.

“Inkurajim për kriminelët që po e sfidojnë, dhe po i rrezikojnë qytetarët në veri, për ne ka qenë i papranueshëm. Unë mendoj që mjafton fakti që këto veprime të prokurorisë dhe gjykatës janë inkurajim për kriminelët. Ajo çfarë është e padrejtë, është se janë hedhur akuza në drejtim të qeverisë, se kinse ka qenë qeveria përgjegjëse për heqjen e masës së paraburgimit”, ka thënë Haxhiu në Dukagjin.

Ajo shtoi se është e papranushme për këdo që ka dhënë deklarata se kjo është bërë me miratimin e Qeverisë.

Shpërndaje në

U Kopjua