Live

Haxhiu për vizat: Kurti, Gërvalla e Osmani kanë punuar shumë – por jo gjithçka varet nga ne

13:05 / 12 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për mundësinë që Kosovës t’i liberalizohen vizat në një të ardhme të afërt.

Në një konferencë për media, ajo tha se për këtë kanë punuar fort të gjitha institucionet e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, ajo thotë se nuk varet gjithçka nga ne.

“Ajo çka mund të them unë është se gjithçka çka varet nga ne është se jemi jashtëzakonisht optimist dhe kemi punuar për këtë, sidomos Ministria e Punëve të Jashtme, Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani dhe Kryeparlamentari Konjufca”, tha ministrja Haxhiu.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor.

Shpërndaje në

U Kopjua