Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se këtë vit janë punësuar afër 5 mijë vajza dhe gra në kuadër të masës 1.3.
Ajo ka shtuar se sot, sërish është rihapur një mundësi e tillë sepse pavarësia ekonomike e vajzave dhe grave përmes punësimit është prioritet i qeverisë, njofton Klan Kosova.
“Këtë vit janë punësuar afër 5 mijë vajza dhe gra në kuadër të masës 1.3. Sot, sërish është rihapur një mundësi e tillë sepse pavarësia ekonomike e vajzave dhe grave përmes punësimit është prioritet i Qeverisë”.
