Live

Haxhiu thumbon Haradinajn: Askush s’ju beson më

10:40 / 18 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon te kritikoj Qeverinë Haradinaj, tani Abulena Haxhiu kritikon “taksen”.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka thumbuar kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn, duke thënë se në emër të taksës po i fshehin skandalet.

“Në emër të taksës ndaj Serbisë u munduan të fshehin shumë skandale e keqpërdorime” shkroi Haxhiu.

Ajo thekson se ditët në qeveri i kanë të numëruara e tani më nuk kanë me çfarë të lavdërohen.

“Tani kur ditët i kanë të numëruara dhe s’kanë vendim tjetër me të cilin mund të lavdërohen e mbështeten, po mundohen të përfitojnë në emër të taksës” shkroi deputetja.

Haxhiu u shpreh e bindur se qytetarët tashmë e kanë humbur besimin dhe se koha e tyre në politikë ka përfunduar.

“Fat i mirë që askush s’ju beson më, nuk i besojnë as vetes më, në ato që deklarojnë. Na duhet t’i durojmë edhe ca ditë sepse koha e tyre politike ka perënduar” shkroi Haxhiu.

Shpërndaje në

U Kopjua