Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur konferencën e fundit për këtë vit me gazetarët.
Haxhiu e ka konsideruar të suksesshëm këtë vit duke shtuar se kanë proceduar 17 projektligje, ndër to projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Sipas saj, viti 2023 do të jetë edhe më i rëndësishëm pasi pritet të jetësohen reformat në drejtësi.
Të rëndësishëm ajo e cilësoi Byron për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, për projektligjin për parandalimin e korrupsionit.
Ajo tha se për herë të parë, pas 22 vjetëve të pasluftës, Kosova po themelon me ligj, një institut për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës.
“Viti 2022 ishte vit i rëndësishëm që u karakterizua me angazhim sikurse sfidat e shumta por edhe të arriturat. Prandaj e them me besim të plotë se po e përmbyllim suksesshëm sepse kemi punuar sipas dinamikës së paraparë drejtë jetësimit dhe zotimeve që kemi dhënë para qytetarëve të Republikës së Kosovës“.
“Prioritete tona kanë qenë të njohura që nga mandati qeverisës e për të cilat kemi punuar me përkushtim të madh. Kurse kabineti im poashtu edhe zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë. Reforma në drejtësi, drejtësia penale sikurse edhe ajo civile, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Adresimi i dhunës në familje dhe me bazë gjinore dhe adresimi i krimit të luftës, mbeten çështje për të cilat jemi angazhuar edhe këtë vit”.
“Sigurisht kryefjala e këtij e këtij viti sa i përket zotimeve tona ka qenë vettingu në sistemin e drejtësisë. Ishte kryefjala sepse qytetarët e Republikës së Kosovës po e presin me padurim zgjidhjen e reformës në drejtësi”.
“Prioritete tona ndërlidhen edhe me reformat në drejtësi e që mbyllja e kësaj reforme është e rëndësishme për Ministrinë e Drejtësisë dhe konsideroj që këtu jemi në rrugë të mbarë edhe pse tashmë Kuvendi ka lëvizur në raport me procedimin në lidhje me dokumentintimin për amendamentin që kemi dërguar ligji për vettingun në sistemin e drejtësisë. Poashtu presim edhe gjyqtarët që kemi bërë në këshillin prokurorial të Kosovës gjithashtu funksionalizimin e një institucioni siç është byroja për verifikimin dhe koksifikimin e pasurisë së pajustifikueshme”.
“Gjithashtu përmbyllja për institutin e krimeve të kryera gjatë luftës, si dhe veprimet konkrete bashkë me ministrinë e arsimit por edhe ministritë e tjera që lidhen me pavarësinë ekonomike të bazave grave dhe për luftimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Sigurisht kemi edhe punë të tjera që lidhen me gjykatën administrative, kodin e procedurë civile, pastaj gjykatën e punës”.
“Mirëpo ne nuk do të shkëputemi nga prioritete por krahas tyre do të vazhdojmë të punojmë edhe instancat që kemi si Ministri e Drejtësisë. Na pret një i rëndësishëm sepse në vitin 2023 të gjitha reformat që ne kemi nisur që nga marsi i vitit 2021 do të fillojnë të ndihen pra të jetësohen”.