Live

Haziri e përkufizon planin franko – gjerman si marrëveshje të përkohshme

18:04 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, referuar planit franko – gjerman, ka thënë se çdo marrëveshje që nuk e ka njohjen reciproke në qendër është marrëveshje e përkohshme.

Gjatë një interviste në “Frontal” të T7, Haziri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin për qasjen e tij “jotransparente” ndaj dialogut me Serbinë.

“Kryeministri Kurti e la debatin e hapur, nuk sqaroj as metodologjinë e as pritjet për marrëeshjen”, ka thënë Haziri.

“Tani jemi në mjegull për sa i përket pritjeve”, vazhdon tutje Haziri.

Ndër tjerash ai ka thënë se negociatat gjithmonë janë të komplikuara dhe lidhen me terminologji e përmbajtje, për këtë nuk garantoi se marrëveshja mund të arrihet.

Por Haziri thotë se “Serbia gjithmonë ka bërë përpjekje që t’i shmanget njohjes formale”.

E plani franko -gjerman, sip;as Hazirit s’ka karakter obligativ.

“Qëllimi kryesor është se palët në parim pajtohen për pranimin e dokumentit bazë dhe aneks dokument për udhërrëfyesin”, ka thënë Haziri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...