Live

Haziri: Partia e Rugovës nuk bëhet degë e Vetëvendosjes

17:17 / 10 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Vardisjeve të partisë së Albin Kurtit (Vetvendosje) për një koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), iu është përgjigjur të shtunën nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke thënë se “kundërshtarët politikë po tentojnë të shfrytëzojnë LDK-në si barkë për mbijetesë politike”.

Ai ka thënë se asnjë parti s’mund t’i caktojë rregulla LDK-së dhe “as s’mund ta bëjnë Partinë e Ibrahim Rugovës degë të Vetëvendosjes”.

“Spekulimet se një parti tjetër e donë Lutën e një parti dikë tjetër, mos u theni në emra as mos u gëzoni në emra sepse nuk mund të vendosin partitë e tjera për neve, nuk jemi degë e VV-së as nuk jemi degë e kërkujt tjetër”, ka thënë Haziri.

Ai ka shtuar se me LDK-në s’mund të bashkëpunojnë as ata që e kanë rrënuar ura dhe kanë helmuar pusin.

“Ata po e shohin LDK-në si barkë të mbijetesës politike, në atë barkë mund të hypin vetëm partnerët jo dikush tjetër. Jo ata që e kanë helmuar pusin dhe që kanë rrënuar ura, por jo edhe ata që nuk janë kredibil për të qenë pjesë e kësaj ecje politike”, ka thënë Haziri.

Kohëve të fundit, deputetët e Vetëvendosjes, po i kërkojnë koalicion LDKsë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...