Live

Haziri për Gjykatën Speciale: Ata që e votuan këtë gjykatë tash dalin e thonë “Jo në emrin tim”

23:31 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim I Kosovalive.net, I ftuar I radhës ishte, nënkryetari I LDK-së Lutfi Haziri.

Duke I komentuar zërat kundër vendimit të oma dënues të Gjykatës Speciale në rastin e omandant Calit, nënkryetari I LDK-së, Lutfi Haziri, tha se pikërisht ata që e votuan këtë gjykatë tash dalin e thonë, jo në emrin tim. 

“Ne i kemi dhënë verdiktin një gjyqtare ndërkombëtare në Hagë me fol në emër të popullit të Kosovës. Pastaj ne dalim në hashtaga e themi jo në emër timin. Në emër të Kosovës jepet drejtësia. Kush e ka kërkuar themelimin e kësaj gjykate, fundja dështimet tona s’mundemi me i la, reagoi Haziri.

Ai tha se LDK nuk i komenton vendimet e gjyqësorit.

“Natyrisht që gjykata ka vendos, çka ke me dalë me deklaratë kur gjykata ka fol, kur fol ajo, fol institucioni i drejtësisë. Ata që e votuan gjykatën speciale po bëjnë hashtaga, po thonë jo në emrin tim, atëherë pse e ke votu”, pohoi Haziri

Më tutje zyrtari i lartë i LDK-së tha se, LVV nuk e votoi gjykatën speciale vetëm pse atë e votoi PDK dhe LDK.

“Përndryshe, ne harrojmë shpejt, vet lideri i LVV-së e ka fjalimin kur i thotë z. Thaçi me shku vet në Hagë”, u shpreh Haziri./Kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...