Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një deklaratë në Facebook duke krahasuar situatat mes grave dhe burrave kur kundërshtojnë për ndonjë çështje.
Pa treguar se me kënd e ka këtë mesazh, Musliu ka shkruar se heshtja apo injorimi i aktivitetit të një gruaje, nuk e zvogëlon atë grua, por i zvogëlon ata që tentojnë të heshtin dhe të injorojnë.
Kur kundërshton një burrë dhe jep dorëheqje për shkak të pakënaqësive, atë e falënderojnë për kontributin dhe e vlerësojnë për punën ndërsa kur kundërshton një grua dhe nuk pajtohet me maskaradat, asaj nuk i njihet kontributi dhe nuk ka mirënjohje për aktivitetin e saj dhe e linçojnë si antireformiste. Heshtja apo injorimi i aktivitetit të një gruaje, nuk e zvogëlon atë grua, por i zvogëlon ata që tentojnë të heshtin dhe të injorojnë”.
Së fundi, Musliu ka shfaqur në publik disa mospajtime që ka me partinë e saj, PDK-në. Kjo u shpërfaq pas Konventës Programore të partisë ku Musliu nuk mori pjesë.
SONDAZH
Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?
- Albin Kurti - LVV (49%, 131 Vota)
- Bedri Hamza - PDK (33%, 88 Vota)
- Lumir Abdixhiku - LDK (12%, 32 Vota)
- Ramush Haradinaj - AAK (6%, 16 Vota)
Gjithsej Votues: 267