Live

Historia e burrit për të cilin u raportua se u vra në tri sulme të ndryshme

08:57 / 05 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Një shaka pa kripë e një grupi shokësh bën që personi i njohur me nofkën Alfonso është vrarë në një sulm në Orlando, pastaj darama vazhdoi kur u raportua se ai është vrarë kohë më pas në Meksiko, e për të tretën herë edhe në një sulm në në Stamboll.

E vërteta është se, burri i identifikuar si viktimë e tre sulmeve terroriste është ende gjallë. Ai është viktimë e një shakaje të nisur nga ish-shokët e tij që kanë thënë se ai u ka borxh atyre një shumë të madhe parash.

Pasi fluturimi 804 ‘EgyptAir’ kishte rënë në Mesdhe më 19 maj 2018, kishin nisur të qarkullonin në Twitter fotografi të Alfonsos.

“EgyptAir vëllai im ishte atje”, kishte shkruar njëri nga miqtë e tij. “Jam i frikësuar për të. Ju lutem më ndihmoni”. BBC më pas kishte vënë re shakanë dhe kishte shkruar një artikull për këtë cicërimë.

Por në muajin e ardhshëm një gjë e ngjashme ndodhi sërish. “Alfonso” u identifikua si një nga viktimat e sulmit në klubin e homoseksualëve në Orlando më 12 qershor 2018.

Fotografia e tij u publikua në një video të New York Times në mesin e të gjitha viktimave të sulmit.

Dhe më 28 qershor, ditën e sulmit në Stamboll, një përdorues kishte postuar fotografinë e “Alfonsos” dhe kishte shkruar se “kërkoj ndihmë për vëllanë tim Alfonson që ishte në aeroport dhe nuk dimë asgjë për të, ju lutem ndihmoni”.

Burri më pas u identifikua edhe në rrjete sociale në Meksikë si një zyrtar që kishte urdhëruar policinë meksikane të gjuajte në protestuesit për reformat në edukim.

Por çfarë bëri ai për t’u bërë pjesë e këtyre shakave?

Miqtë e tij që i bënë shakatë thonë se ai i kishte marrë para borxh dhe nuk ua kishte kthyer më.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...