Live

Holanda këshillon qytetarët e vet të mos udhëtojnë në veri të Kosovës

12:53 / 30 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës i ka paralajmëruar qytetarët e vet për rrezikun aktual në veri të Kosovës.

Kjo zonë tashmë ka marrë ngjyrë të portokalltë e që paraqet një nivel më të madh rreziku në rast se vizitohet ky vend.

“Për shkak të tensioneve të rritura në veri të Kosovës (Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe veri të qytetit të Mitrovicës), kodi i ngjyrës i kësaj zone ndryshon nga e verdha në të portokalltë”, ka thënë ministria sipas mediumit holandez Travelpro.

“Kodi i ngjyrës i këshillave për udhëtim për pjesën tjetër të Kosovës është i verdhë. Udhëtoni në veri të Kosovës (Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe veri të Mitrovicës vetëm nëse është e domosdoshme”.

“Nuk është sigurt që të shkohet për pushime në zonat e portokallta. Shkoni vetëm nëse është e domosdoshme. Për shembull për vizita familjare në raste të vdekjes, sëmundjes së rëndë ose aksidenteve. Ose nëse duhet të jeni atje me punë”, thuhet në këtë njoftim.

Qeveria holandeze po ashtu u ka thënë qytetarëve të tyre se ata mund të shkojnë sipas qejfit në këtë zonë, porse do të pranojnë më pak ndihmë në rast se u ndodh diçka.

“A doni të shkoni në veri të Kosovës gjithsesi? Atëherë mbetet përgjegjësi e juaja. Përgatituni mirë. Ministria e Punëve të Jashtme me shumë gjasë do të mund t’ju ndihmojë më pak nëse futeni në telashe”, potencohet në këtë njoftim.

Kujtojmë se situata në veri të vendit është përkeqësuar muajin e fundit pas vendosjes së barrikadave nëpër rrugë. Megjithatë, që nga e enjtja e kësaj jave, barrikadat kanë nisur të largohen.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...