Live

“Home Alone” do të vijë në versionin e ri

15:23 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Filmi shumë i pëlqyer i festave të fundvitit , “Home Alone” do të ripërpunohet, në një version të ri për gjeneratën e re.

Kjo u bë e ditur nga kompania e filmit Disney, të martën.

Sipas ComicBook.com, nuk është vetëm filmi “I vetëm në shtëpi” që do të ripërpunohet, pasi e njëjta do të ndodhë edhe me filmat tjerë të famshëm si: “Night at the Museum” dhe “Diary of a Wimpy Kid”

“Home Alone” sjell aktorin Macaulay Culkin në rolin e tetë vjeçarit Kevin McCallister i cili mbron shtëpinë nga dy hajdutë pasi aksidentalisht lihet vetëm në shtëpi nga prindërit. Aktori Culkin vazhdoi rolin ikonik edhe në “Home Alone” 2. Vazhdimet e tjera të filmit nuk ishin aq të suksesshme sa dy pjesët e para.

Shpërndaje në

U Kopjua