Live

Hong Kongu drejt kolapsit

13:15 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Udhëheqësja e Hong Kongut, Cerri Lam, ka thënë se vendi që udhëheq ajo ndodhet në një situatë të rrezikshme dhe se dhuna po e çon atë në një rrugë pa kthim. Me lot në sy Lam u ka bërë thirrje protestuesve që t’i lënë anash dallimet, ndërkohë që vendi ka hyrë në javën e dhjetë të kolapsit për shkak të protestave.

 “Ndaluni për pak, shikoni qytetin tonë, shtëpinë tonë, a dëshironi ta shihni drejt humnerës?”, është cituar të ketë thënë ajo sipas agjencisë së lajmeve, AFP.

Pavarësisht raportimeve për dhunë të policisë ndaj protestuesve, liderja e Hong Kongut ka mbrojtur veprimet e policisë, duke thënë se zyrtarët policorë janë “në kushte jashtëzakonisht të vështira”.

Protestat masive nisën si shenjë pakënaqësie kundër një ligji kinez për ekstradim, i cili më pas është pezulluar.

Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës mirëpo ka më shumë autonomi, meqë funksionon sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...