Live

Hoti: Gjendja e tensionuar në Veri i konvenon vetëm Serbisë

18:33 / 06 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ish-kryeministri i Kosovës, tash deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar ngjarjet e fundit në Veri. Ai tha se “veprimet e dhunshme atje janë të orkestruara nga Serbia”.

Hoti deklaroi se shumë qytetarë serbë të Kosovës “po keqpërdoren nga Serbia për të krijuar tensione kurdo që i nevojiten Serbisë”.

“Veprimet e dhunshme në veri janë të orkestruara nga Serbia. Fatkeqësisht, shumë qytetarë të Kosovës të komunitetit serb vazhdojnë të keqpërdoren nga Serbia për të krijuar tensione në atë pjesë të Kosovës kurdo që i nevojitet Serbisë. Jam i sigurt se ata qytetarët nuk dëshirojnë të jetojnë e t’i rrisin fëmijët në një ambient ku tensionet mund të ngritën kurdo sipas direktivave politike”, ka shkruar Hoti.

Ai tha se institucionet e sigurisë në Kosovë “duhet të përgjigjen me kujdes dhe vendosmëri ndaj veprimeve të dhunshme”.

“Dhuna nuk duhet toleruar, as në veri dhe askund tjetër. Por, institucionet e sigurisë të Kosovës duhet të përgjigjen me kujdes dhe vendosmëri ndaj veprimeve të dhunshme, gjithmonë në koordinim me aleatët që janë të përfshirë në çështjet e sigurisë në Kosovës. Me veprime të koordinuara duhet të parandalohet tensionimi i gjendjes në atë pjesë të vendit, sepse nuk i konvenon shtetit të Kosovës dhe as komunitetit serb në ato komuna. Një gjendje e tensionuar atje i konvenon vetëm Serbisë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...