Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka takuar presidenten e Tajvanit znj. Tsai Ing-wen.
Në shkrimin e tij në Facebook, Hoti ka thënë se Kosova duhet t’i shfrytëzojë mundësitë për bashkëpunimi në sektorin e tekonologjisë infromative.
“Sot u takuam me presidenten e Tajvanit znj. Tsai Ing-wen, të cilën e falenderova për mikpritjen në emër të delegacionit. Republika e Kosovës është krah çdo shteti demokratik dhe liberal, që mbron dhe promovon vlerat demokratike dhe të drejtat e liritë njerëzore, që mbron dhe promovon ekonominë e tregut të lirë. Mundësitë për bashkëpunim ekonomik janë të mëdha dhe duhet të shfrytëzohen, sidomos në sektorin e TI, ku Tajvani është lider botëror, ndërkaq Kosova po prodhon profesionistë në këtë fushë.” – ka shkruar Hoti.
Ndryshe përveç Hotit, në Tajvan po qëndrojnë edhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.