Live

Hoti nis vizitën në ShBA, pritet të marrë pjesë në ceremoninë “Lutjet e Mëngjesit”

10:33 / 30 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ish-kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se të hënën do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se do të udhëtojë për në Washington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan së bashku me disa kolegë deputetë.

“Sot, me disa kolegë deputetë, udhëtoj për Washington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan — një ngjarje vjetore që mbledh politikanë nga shumë vende të botës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Tutje Hoti ka thënë se gjatë tri ditëve të qëndrimit në Washington do të takojë kongresistë e senatorë dhe miq e mbështetës të Kosovës nga ShBA-ja dhe vende të ndryshme.

Ndryshe, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën e 29 janarit e ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç’rast do të zhvillojë takime të rëndësishme.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë që aleanca me ShBA-të është e përjetshme dhe duhet të mirëmbahet me punë, komunikim të sinqertë dhe bashkëpunim të vërtetë.

Ai po ashtu ka njoftuar se do të jetë pjesë e ceremonisë “Lutjet e Mëngjesit”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...