Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona te Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se Serbia nuk po jep informacione për vendndodhjen e personave te zhdukur.
Ai ka folur në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut ku ka thënë se nuk duhet të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë pa qenë primare aty çështja e personave të zhdukur.
“Nuk mendoj që duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë në asnjë formë pa qenë primare pa qenë e trajtuar shumë seriozisht çështja e personave të zhdukur në këtë marrëveshje. Nuk do të duhej të arrihej një marrëveshje e tillë finale pa çështjen e personave të zhdukur. Serbia ka hezituar me dhënë informacione dhe ne gati nuk kemi asnjë informacion prej Serbisë sidomos gjatë këtyre dy viteve te fundit, për vendndodhjen e personave të zhdukur”, ka thënë Hoti.
Ai ka bërë te ditur se gjatë vitit 2022 delegacioni i Kosovës ka zhvilluar 11 takime rajonale dhe 7 me palën serbe.
Hoti gjithashtu u shpreh se kërkojnë të qasen ne regjionin e Rashkës dhe Novi Pazarit, gjithashtu ka bërë te ditur se kanë kërkuar mundësinë e rikthimit në Batajnicë dhe Peruqas.
Ndërsa lidhur me Projektligjin për persona të zhdukur, Hoti ka thënë se familjarët kërkojnë të drejtën e pensionit.
“Ne kemi themeluar grupin punues dhe jemi në fazën ku preket me një pikë një ligj tjetër që është ligji për pensione. Njëra prej kërkesave të familjarëve është e drejta e pensionit. Ligji për persona të zhdukur nuk i parasheh pensionet, benifitet në fakt, sepse ligji rregullon punën e komisionit dhe nuk parasheh anën financiare.
Për këtë ai ka thënë se për këtë kanë themeluar një grup punues i cili deri tani ta mbajtur dy takime.
Ndërsa Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit Koordinues të familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë ka kritikuar të gjitha qeveritë deri tani sipas tij për mos angazhim për të drejtat e familjarëve të personave të zhdukur.
“Është shkelur cdo e drejte e familjarit, qofte te zhdukurve, qofte të vrarëve, qoftë e veteranëve, sepse me 170’euro nuk bëhët jetë, nuk shkollohen femijë. Familjarët janë në ankth, në pritje për më te dashurit e tyre, edhe po tu japësh miliona nuk do te jenë të kënaqur”, ka thënë ai./KP