Live

Hoti:Qeveria PAN mbetet në histori si qeveria më e madhe në botë

11:18 / 22 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti para votimit për shpërndarjen e Kuvendit, në fjalën e tij i ka numëruar të gjitha, siç i quan ai, skandalet e koalicioni PDK-AAK-Nisma-AKR gjatë periudhës dyvjeçare sa e kanë qeverisur Kosovën.

Hoti po ashtu tha se ata si opozitë tërë kohën janë marr me parandalimin e koalicionit PAN, që të hyjë në dialog me Serbinë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Hoti: Kjo legjislaturë ka qenë arenë konfrontimesh pozitë-opozitë

Video

“Shumicën e kohës jemi marr me parandalimin e koalicionit PAN mbështetur edhe nga PSD-ja që të hyjë në dialog me Serbinë në kundërshtim me Kushtetutën, me ndërhyrjen e kryeministrit në drejtësi dhe Agjencione të Pavarura, me shkeljet ligjore gjatë depërtimit të shtetasve turq, me tentativën e koalicionit PAN për tu ikur obligime ndërkombëtare, me faljen e taksave të rezervës pa përfillur ligjin, me presidentin pasi që ai nuk kryente obligimet e tij kushtetuese. Kështu që kjo legjislaturë ka qenë arenë konfrontimesh pozitë, opozitë për të pritur ligjshmërinë kushtetueshmërinë e Kosovës e jo debat për avancimin e politikave me interes të qytetarëve. Si opozitë kemi pasur përballë një koalicion prej 24 partive por që përfaqësonin 1/3 e elektoratit në Kosovë, një koalicion pa legjitimitet, jo profesional, me vendimmarrje ad-hock të bazuara në interesa të ngushta politike dhe të grupeve të interesit .është realizuar vetëm 30 për qind e agjendës legjislative të këtij Kuvendi dhe atë vetëm për shkak të vullnetit të opozitës për të mbështetur ligjet specifike. Kjo legjislaturë po mbyllet me shumë seanca të hapura me mbi 100 pika në pritje për miratim si ligje, rezoluta dhe çështje të tjera”, tha ai.

Hoti tha se qeverisja e koalicionit PAN do të mbetet ndër qeveritë më të mëdha në botë, qeveri kjo e cila, po ashtu, sipas tij, me vendime jo ligjore e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës me rreth 200 milionë euro.

Hoti:Qeveria PAN mbetet në histori si qeveria më e madhe në botë

“Qeveria e PAN-it do të mbetet në histori si qeveria më e madhe në botë me 454 të emëruar politik, kryeministër me 35 këshilltar, me pesë zëvendëskryeministra, 21 ministra me 145 këshilltar, 80 zëvendësministra me 80 këshilltar të tyre me 5 koordinator…Qeveria e PAN-it me vendime jo ligjore e ka dëmtuar buxhetin me rreth 200 milionë euro, 60 milionë nga falja e borxheve të kompanive private  53 milionë për Bechtel-Enca, dyfishimi i pagës së kabinetit qeveritar”, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së nuk ka lënë pa përmendur edhe skandalin e dëbimit të shtetasve turq e korrigjimin e kufijve me Malin e Zi.

Derisa ka dhënë përkrahjen e LDK-së për shpërndarjen e Kuvendit, Avdullah Hoti theksoi se Kosovës i duhet një qeveri normale pro evropiane  dhe që ka pjekuri politike me vendimmarrje që e respekton rendin kushtetues e që respekton ndarjen e pushtetit.

Hoti po ashtu tha se mandati i qeverisë Haradinaj po mbyllet pa liberalizim të vizave, pa anëtarësim në Interpol, pa njohje të reja

Shpërndaje në

U Kopjua