Live

Hovenier falënderon Osmanin për ndarjen e përvojave dhe mendimeve

18:00 / 20 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka mirëpritur sot, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në selinë e ambasadës.

Hovenier falënderoi Osmanin për ndarjen e përvojave dhe mendimeve në kuadër të muajit të Grave në Histori, njofton Klankosova.tv.

“Ishte një privilegj dhe një nder të mirëprisja presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, që të flet me stafin tonë në muajin e Grave në Histori. Faleminderit presidentja Osmani për ndarjen e përvojave dhe mendimeve tuaja për punën që duhet të bëjmë për të avancuar”, ka shkruar Hovenier.


Shpërndaje në

U Kopjua