Live

Hovenier nga Kosova mbështet ShBA-të në ndeshjen ndaj Iranit

20:39 / 29 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Sonte me fillim nga ora 20:00 do të ndeshen Kombëtarja e Iranit dhe asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin B të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Për këtë ndeshje ka reaguar edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, teksa ka publikuar një foto me fanellën e kombëtares së ShBA-së, tregoi se është “duke u përgatitur për ndeshjen kryesore të sonte në Kupën e Botës”.

Shpërndaje në

U Kopjua