Live

Hovenieri bën iftar me punëtorët e ambasadës

10:35 / 28 Mars 2024

Nga Kosova Live

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbrëmë ka bërë iftar me punonjësit e ambasadës.

Ky është viti i dytë radhazi, që në muajin e Ramazanit, Hovenier iu bashkohet pjesëtarëve myslimanë të ambasadës, në darkën e iftarit.

Pjesë e iftarit të shtruar ishin edhe familjarët e punonjësve të ambasadës, shkruan Kosovalive.net.

“Për të dytin vit radhazi kam pasur nderin të marr pjesë në darkën e iftarit të komunitetit të Ambasadës.

Jam i kënaqur që kemi mundur të mirëpresim kaq shumë anëtarë të familjeve në Ambasadë për të kryer agjërimin dhe për të ndarë traditat dhe zakonet kosovare gjatë Ramazanit” ka shkruar Hovenier, duke ndarë fotografi nga darka e mbrëmshme.

May be an image of 8 people
May be an image of 1 person, table and crowd
May be an image of 1 person, child, studying and text
May be an image of 9 people and table

Shpërndaje në

U Kopjua