Live

Hovenieri deklarohet pas takimin me presidenten Osmani, përmend ndalimin e zv.drejtorit të policisë

13:25 / 18 Prill 2024

Nga Kosova Live

Ambasadori amerikan në Kosovës, Jeff Hovenier, është deklaruar pas takimit që ka pasur me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Hovenieri në një prononcim për medie, ka thënë se është i shqetësuar me ndalimin që i është bërë zv.drejtorit të Policisë së Kosovës nga shteti serb.

Ambasadori amerikan ka vlerësuar lart rolin e Dejan Jankoviqit për të cilëin ka thënë që shpreson që ai të lirohet.

“Ne jemi të shqetësuar sepse atë e njohim tash e disa vjet për investimin e kohës dhe energjisë për komunitetin serb dhe Policinë, duke ndihmuar dhe siguruar integrimin e suksesshëm të forcës policore që u shërben të gjithëve. Ai ka pasur rol të rëndësishëm në sigurimin e ndjeshmërisë ndaj etnitetit serb dhe se Policia e Kosovës u përgjigjet dhe u ofron mbrojtje. Ai pati rol edhe në ofrimin e mbrojtjes për monumente kulturore, përfshirë dhe manastiret ortodokse serbe, në një mënyrë të fuqishme dhe me plot kuptim. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe shpresojmë që ai të lirohet”, ka thënë ndër të tjera ai.

Shpërndaje në

U Kopjua