Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë të enjtendigjitalizimi është argument i fuqishëm për zhvillimin individual por edhe më gjerë si profesion jetësor. Këto komente ajo i ka bërë gjatë vizitës në shkollën digjitale në Prishtinë, me ç’rast është takuar ne personelin dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Hoxha ka thënë se kjo shkollë mbetet model, pasi që ka arritur të tejkalojë edhe kufijtë e vendit. Sipas saj shkolla digjitale është shembull se si digjitalizimi është argument i fuqishëm për zhvillimin individual por edhe më gjerë si profesion jetësor.
“Me kënaqësi, kam vizituar shkollën digjitale në Prishtinë të cilën e udhëheq Hana dhe Darsej. Është mahnitëse të shohësh vizionin dhe të arriturat e kësaj shkolle që ka tejkaluar kufijtë e vendit. Është vlerë edhe motivimi i madh që përcjell nxënësit e saj. Kjo shkollë, është shembull se si digjitalizimi është argument i fuqishëm për zhvillimin individual por edhe më gjerë si profesion jetësor”, ka thënë Hoxha