Live

Hoxhaj ashpërson gjuhën ndaj Borrell e Lajçak: S’munden të na “shesin mend”

23:09 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi.

Hoxhaj tha se qëllimi i deritanishëm i arritjes së një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, ishte njohja e ndërsjell, e jo siç po thonë partnerët ndërkombëtar, se nuk do të ndodhë në këtë fazë.

“Nuk ka të bëj shumë me qëndrime partiake. Përtej ngjyrave partiake, nuk gabojmë me reduktu interesin e vendit në interest ë ngusht të PDK-së. Për më shumë, të gjithë kemi fol që qëllimi i dialogut është marrëveshja finale, njohje e ndërsjellë. Kjo është paradigm e re. Tash po na thonë partneret tanë, që në këtë fazë jo. Këtu duhet të shtrohet pyetja, 99 është vendosur KFOR-i, ky vend është çliru, e në 2008 e kemi shpall pavarësinë”, tha Hoxhaj në Politiko në Kanal10.

Hoxhaj tha se anëtarësimet e Kosovës nëpër shumë organizata ndërkombëtare janë falë mbështetjes amerikane.

Ai tha se asnjëri nga ndërmjetësit e dialogut, Lajcak e Borell s’mund t’i “shesin mend” Kosovës, derisa asnjëra prej shteteve të tyre se ka njohur ende Kosovën.

“Kurti duhet të ketë listë për anëtëarësimet nëpër organizata botërore, si ajo e Tregtisë, UNESC-o, e organizatat tjera rajonale që janë etike, dhe pastaj nuk mundet Borelli e Lajcaku, njëri spanjoll e tjetri sllovak të na shesin tërë kohën mend se si të jenë ndërmjetësues dhe të mos i bindin qeveritë e tyre. Nuk është Sllovakia, Kinë”, shtoi tutje Hoxhaj.

Shpërndaje në

U Kopjua