Live

Hoxhaj: Kosova nuk ka politikë të jashtme me Qeverinë Kurti, Gërvalla një referente

17:38 / 25 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Nuk ka politikë të jashtme Kosova, qe dy vjet, thotë ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj. Thotë se Qeveria Kurti, e ka suspenduar politikën e jashtme ndërkaq i ashpër, është me vetë ministren Donika Gërvalla, që e quan ‘referente’.

“Në dy vitet e fundit Kosova e ka suspendu politikën e jashtme. Nuk ka fare politikë të jashtme, qeveria Kurti nuk ka asnjë pritje në politikën e jashtme. Nuk ka njohje, s’ka lëvizje në raport me BE-në, as komunikim të mirëfilltë me partnerët tonë.

Nëse Qeveria nuk është në gjendje me i kultivu marrëdhëniet e mira me SHBA dhe Shqipëri, cka ke me folë për vende tjera.

Kosova nuk ka as ministre të jashtme. Ministrja e jashtme është më shumë një referente, që s’ia vlen, nuk ka ambicie ajo në atë fushë. Gjithkush të pret dhe ta bën një foto kur shkon dikun, por nuk ka dije as prestigj për ta udhëheq ministrinë e jashtme.

Politika e jashtme është në pikën më të ulët, nuk ndodhë asgjë. Është shndërru komplet në politikë të brendshme. Në këto vitet e qeverisjes Kurtid he tash do shndërrohet vetëm në instrument për menaxhimin e krizës në veri të vendit. Pra një politikë emergjente, në vend se të ushtrohej me qartësi.

Jam i sigurt se mund të merren njohje.

Po ta isha sot ministër i jashtëm, 7-8 njohje mund të merreshin edhe sot.

Poashtu edhe anëtarësimi në organizata relevante, marrëdhëniet diplomatike. Bën me i shku si ministër i jashtëm kaniherë kryeministrit në tavolinë dhe me i thanë e ke shumë gabim.

Mendoj që ndryshe vendi përfundon ku kemi përfundu tash, të izoluar.

Realisht një izolim i vetëshpallur dhe imponumë”./Periskopi/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...