Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se PDK është forcë politike që gjithmonë ka ditur të reagojë dhe veprojë për t’i dhënë drejtim tejkalimit të krizave në vendin tonë. Në një postim të tij në Facebook, Hoxhaj ka potencuar faktin se PDK ka reaguar “me kohë karshi paaftësisë së qeverive dhe kryeministrave për të marrë vendime”.
Ja postimi i plotë i Hoxhajt:
Karshi paaftësive të qeverive dhe
kryeministrave për të marrë vendime për interesin e qytetarëve dhe përpjekjeve
politike ditore për të blerë kohë, PDK është partia që ka ditur të reagojë dhe
veprojë për t’i dhënë drejtim tejkalimit të krizave. Sot me kërkesën kryetarit
të Kuvendit, që është edhe kryetar i PDK-së, u arrit të caktohet data e seancës
për shpërbërjen e Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë i beson
fuqishëm legjitimitetit qytetar dhe të gjitha vendimet tona do të jenë në shërbim
të interesave të Kosovës.