Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj është shprehur i bindur se kjo parti do të dalë fituese nga zgjedhjet e parakohshme.
Në një intervistë për gazetën e Prishtinës “Epoka e re”, ai ka bërë me dije se PDK-ja më nuk do të bëjë kompromise rreth pozitës së kryeministrit. Sipas Hoxhajt, në dy herët e fundit PDK-ja ka bërë kompromise rreth kësaj pozite, duke menduar se edhe nën udhëheqjen e partive të tjera ekzekutivi do të marrë vendime të mëdha për vendin.
Hoxhaj ka vlerësuar se historia në vitet e fundit ka treguar se Kosova mund t’i përmbyllë temat e mëdha vetëm nëse qeveria udhëhiqet nga PDK-ja.
SONDAZH
Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?
- Albin Kurti - LVV (51%, 229 Vota)
- Bedri Hamza - PDK (32%, 142 Vota)
- Lumir Abdixhiku - LDK (12%, 54 Vota)
- Ramush Haradinaj - AAK (5%, 24 Vota)
Gjithsej Votues: 449