Live

Hoxhës i digjet vetura në Pejë, flasin nga policia e prokuroria

11:40 / 08 Mars 2023

Nga Kosova Live

Sot në orët e hershme të mëngjesit i është djegur në tërësi vetura hoxhës nga Peja, Eroll Rexhepi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në profilin e tij në Facebook, teksa ka publikuar edhe pamje të kamerave të sigurisë, ku një person shihet duke ia vënë flakën veturës.

Hoxha ka njoftuar se përveç dëmeve materiale nuk ka njerëz të lënduar si dhe ka bërë thirrje që i dyshuari të kapet sa më shpejtë nga organet e rendit.

Zëdhënësi i Policisë, në rajonin e Pejës, Driton Rugova për Kosovalive.net ka deklaruar se rast është cilësuar si “zjarrvënie” dhe është duke u hetuar.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për Kosovalive.net, ka deklaruar se janë duke u ndërmarrë veprime për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij.

“Prokurori i Shtetit është koordinuar me Policinë e Kosovës për ketë rast dhe aktualisht janë duke u bërë veprime për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua